Superliga, Tirana e Vllaznia fitojne ne transferte

05/04/2009 18:40

Tirana ka fituar ne transferte 1-2 kunder Flamurtarit te Vlores duke mbajtur vendin e pare te Superliges, e ndjekur nga Vllaznia e cila ka shkaterruar Elbasanin 1-4.

Ka qene Memelli heroi i bardhebluve te kryeqytetit qe ka shenuar dy here ne minuten e pare dhe te 39-te te takimit, nderkohe qe goli per vlonjatet eshte shenuar nga Alvizh ne minuten e 19-te.

Shkodranet kane shenuar kater here ne porten e elbasanasve me ane te Sinanit dhe Sukajt, me nga dy gola secili, nderkohe qe per vendasit goli i nderit eshte realizuar nga Ahmataj ne minuten e 82-te.

Dinamo ka fituar 2-1 me Partizanin ne nje ndeshje ku “te kuqte” jane detyruar te luajne me 10 lojtare pasi Mallota eshte ndeshkuar me karton te kuq ne minuten e 68-te. Goli i pare per dinamovitet eshte shenuar me penallti, nderkohe qe Babanusta ka barazuar rezultatin ne 1-1. Ka qene Poci qe ne minuten e 76-te ka shenuar golin e fitores duke i dhene Dinamos mundesine te mbetet ne vendin e trete te tabeles.

Shkumbini ka humbur ne Durres kunder Teutes, pas golit te Viles ne minuten e 10-te te takimit. Besa ka barazuar 2-2 me Lushnjen pas golave te Halitit dhe Prognit per vendasit dhe Mancakut dhe Kalotit per miqte.

Takimi tjeter i dites se sotme, ai mes Apolonise dhe Bylisit eshte mbyllur ne barazim 0-0.

Pas ketyre ndeshjeve ne javen e 26-te te Superliges kryesojne Tirana dhe Vllaznia me 51 pike, te ndjekura nga Dinamo me 47 pike, Shkumbini 38, Besa 38, Teuta 35, Flamurtari 29, Partizani 29, Elbasani 27, Lushnja 26, Apolonia 25 dhe Bylisi 24 pike.

Top Channel