
Romela Begaj eshte shpallur kampione e Europes ne stilin e shkeputjes ne peshen 58 kg, nderkohe qe ne dy garesh eshte renditur ne vendin e 3-te duke u mjaftuar vetem me medalje bronzi.
Ne Europianin qe po zhvillohet ne Rumani, peshengritesja shqiptare ngriti ne shkeputje 96 kg, po aq sa bullgarja Navikova, por fale peshes trupore me te vogel arriti te zere vendin e pare.
Begaj nuk pati te njejtin sukses ne stilin e shtytjes duke u renditur ne vendin e 4-te me 111 kg, nderkohe qe ne dy garesh u rendit e treta duke ngritur ne total 207 kg.
Vitin e kaluar 22-vjecarja u shpall nenkampione e kontinentit, duke ngritur ne total 212 kg.
Romela Begaj eshte peshengritesja e vetme qe perfaqeson Shqiperine ne kategorine e femrave, nderkohe qe ditet e ardhshme do te tentojne meshkujt per te rikthyer medaljet qe mungojne prej kohesh prej tyre.
Top Channel