NATO, kthehet delegacioni

05/04/2009 15:20

Delegacioni shqiptar qe mori pjese ne samitin e Strasburgut ku Shqiperia u be anetare e NATO-s, mberriti ne Tirane, ne mesditen e se dieles. (UPDATE)

Drejtuesve te larte te shtetit, qeverise e parlamentit shqiptar iu be nje pritje e vecante e cila filloi me organizimin e ceremonise ne aeroportin “Nene Tereza” ku ishin te pranishem anetare te kabinetit qeveritar dhe perfaqesues te mazhorances ne parlament. Kryetari i shtetit Bamir Topi, ne fjalen e tij, pershendeti te gjithe kombin shqiptar.

“Falenderoj te gjithe popullin shqiptar, institucionet e tij, Forcat e Armatosura per ate cka bene qe Shqiperia te futej ne NATO. Vullnetit tone i eshte bashkangjitur edhe vullneti i aleateve tane. Dua te falenderoj aleatin tone krysor SHBA-ne”, eshte shprehur Topi.

Me tone optimiste dhe me gezim qe nuk mund te fshihej per kete arritje te madhe te Shqiperise, kryeministri i vendit Sali Berisha uroi edhe njehere te gjithe shqiptaret dhe vecoi disa nga arsyet qe bene te mundur marrjen e fteses per ne NATO.

“Nje falenderim dhe mirenjohje te gjithe eksperteve, specialisteve, zyrtareve qe me nje vendosmeri te papare proceduan ndaj ketyre viteve. Lufta me zero tolerance ndaj korrupsionit hapi rruget e Shqiperise per ne Aleance, riktheu transparencen e domosdoshme dhe beri te mundur te kthehemi nga Strasburgu si anetare te NATO-s”, theksoi Berisha.

“Mirenjohje te vecante – tha kryeministri – meritojne per kete ngjarje te shenuar te Shqiperise vendet anetare te NATO-s”, duke falenderuar ne menyre te vecante SHBA-ne dhe presidentin Barak Obama.

Udhetimi i delegacionit shqiptar per ne Tirane pati nje ndalese pergjate autostrades, ku nje grup femijesh ne menyre simbolike leshuan drejt qiellit, disa tullumbace me mbishkrimin “NATO”.

Me pas delegacioni, udhetoi per ne Tirane, i shoqeruar nga dhjetra makina me flamuj kombetare dhe te NATO-s.

Autostrada nga Kashari ne Tirane dhe rruget kryesore te kryeqytetit ishin bllokuar per qarkullimin e automjeteve te tjera, per te qene ne dispozicion te delegacionit te zyrtareve te larte shqiptare, marshimi i te cilit perfundoi tek dera e Kryeministrise.

Top Channel