
Jenson Button ka fituar ne menyre shume te cuditshme garen e dyte te ketij sezoni ne Formula 1 edhe pse ngelen 23 xhiro pa u zhvilluar ne pisten e Sepangut ne Malajzi.
Kushtet e keqija atmosferike bene qe komisaret te pezullonin garen pasi shiu i madh permbyti pisten. Anglezi me Brown Gp mori vetem gjysmen e pikeve, pra 5 dhe jo 10, i ndjekur nga Timo Glock me Toyota dhe Nick Heidfeld me BMW.
Gara filloi me mjaft emocione ku deri ne xhiron e 33-te u bene shme parakalime dhe makinat dhuruan nje spektakel te vertete por me pas shiu i furishem nuk ndali me dhe pista e Sepangut ne Malajzi u permbyt, duke i detyruar pilotet ta braktisin perkohesisht si rrallehere ne historine e ketij sporti. Gara e ardhshme eshte ajo e dates 14 prill ne Japoni.
Top Channel