Topi: Tani me shume detyrime per Shqiperine

04/04/2009 19:55

Presidenti i Republikes, Bamir Topi, deklaron se me anetaresimin ne NATO arritem nje fitore, ndersa tani nis nje angazhim i drejtperdrejte dhe me detyrime per secilin vend te NATO-s.

Duke folur per Top Channel, kreu i shtetit theksoi se per te ardhur ne kete moment historik eshte dashur mbeshtetja e te gjitheve.

“Sot kam perjetuar emocionet e te gjithe shqiptareve. Marrja e protokollit te aderimit te Shqiperise eshte nje dokument me vlera te jashtezakonshem qe simbolizon nje process te jashtezakonshem”, u shpreh Topi.

Kreu i shtetit theksoi sot Shqiperia fitoi me shume autoritet, por bashke me te ka edhe shume detyrime.

“Secili prej nesh do te behet me i pergjegjshem per veprimet e veta”, theksoi Topi.

Forcim i institucioneve

Kreu i shtetit deklaron se tani detyre e Shqiperise eshte forcimi i institucioneve dhe zgjidhjet duhet te jepen te matura.

Presidenti Topi thekson se zgjedhjet e lira dhe te ndershme jane me rendesi kryesore, ndersa kerkoi qe ceshtja e kartave te mos demtohet per shkak te mungeses se gadishmerise se qytetareve per mospajisje.

Delegacioni

Presidenti Topi sqaroi per Top Channel se delegacioni shqiptar ka qene i bashkuar gjate qendrimit te tij ne Samitin e NATO-s, por ka qene protokolli i Aleances ai qe ka specifikuar levizjet e ndara te 24 oreve te fundit.

“Kemi ardhur te gjithe ketu, kemi korrur nje sukses te perbashket dhe kontribues jane te gjithe”, theksoi Topi.

Duke folur per takimet me homologun amerikan, Barack Obama, Topi beri te ditur se e ka ftuar ate te vizitoje Tiranen si dhe e ka falenderuar per mbeshtetjen e vazhdueshme qe kane dhene Shtetet e Bashkuara te Amerikes per fatet e kombit shqiptar.

Top Channel