Kryeministri Sali Berisha, deklaron se me anetaresimin ne NATO, Shqiperia shenon edhe fundin e tranzicionit dhe hapjen e nje kapitulli te ri.
Shefi i qeverise, duke folur ne nje interviste per Top Channel, deklaroi se Shqiperise i shumefishohen mundesite, por edhe detyrat dhe pergjegjesite, duke qene nje vend i barabarte me anetaret e tjere te NATO-s.
“Tranzicionin e kemi patur te gjate dhe te lodhshem. Sot ndihemi krenare dhe me te sigurte”, u shpreh kryeministri.
Berisha duke folur per ushtrine shqiptare, theksoi se qellim mbetet krijimi i nje ekipi te vogel dhe profesionist, i afte per t’u vene ne sherbim te Aleances.
Shefi i qeverise po ashtu konfirmoi se nuk do te kete asnje kompleks per dergimin e ushtareve tane nen flamurin e NATO-s, kudoqofte ai, qofte edhe ne Kosove.
Zgjedhje te lira e te ndershme
“Qeveria qe une drejtoj do te beje te gjitha perpjekjet per zgjedhje te lira dhe te ndershme”. Keshtu premton kryeministri Berisha, duke folur ne nje interviste per studion e Top Channel ne Strasburg, marre nga drejtori i Informacionit, Sokol Balla.
Berisha theksoi se qeveria ka ulur cmimin e kartave dhe po krijon kushtet qe procesi te shkoje i qete dhe pa probleme.
Kryeministri premton se do jete e njejta atmosfere si ne zgjedhjet e 2007, ku nuk pati asnje problem vec defekteve teknike qe nuk cenojne procesin zgjedhor.
Top Channel