Samiti, Topi: Privilegj qe perfaqesoj Shqiperine

04/04/2009 18:00

Presidenti i Republikes Bamir Topi e konsideroi “privilegj” qe perfaqeson Shqiperine ne samitin jubilar te NATO-s, gjate fjales se tij ne kete samit, si dhe tha se ndjehet shume krenar qe anetaresimi i Shqiperise kurorezohet ne kete dite te shenuar.

“Vij ketu per te sjelle mirenjohjen, falenderimin, miqesine me te thelle te popullit shqiptar per Aleancen, per Ju te dashur aleate, per Parlamentet dhe Qeverite dhe per popujt miq te popullit shqiptar”, iu drejtua kryetari i shtetit shqiptar pjesmarresve ne samit.

Ai konfirmoi besnikerine e pergjegjshme te Shqiperise ndaj shpresave dhe besimit te partnereve nderkombetare ne aspiraten e popullit shqiptar per t’u integruar.

Presidenti Topi tha se, ne pervjetorin e 20-te te shembjes se Murit te Berlinit, Shqiperia behet shembulli historik se si nje popull, pasi permbysi diktaturen me te ashper dhe keputi zinxhiret e izolimit me te gjate politik, vetem sepse besoi ne idealin e lirise, ne ate te te drejtave te njeriut dhe ne kuptimin e plote te fjales demokraci, u be anetar i organizates me te madhe, kampione te lirise dhe te vlerave universale.

“Ne ndodhemi perkrah Jush sot sepse mbetemi, te vendosur te perballemi dhe t’i fitojme sfidat tona te brendshme politike, ekonomike dhe ushtarake, sepse nga sot kontributi dhe roli aktiv e moderues i Shqiperise ne rajonin e Ballkanit do te kthehet ne vlere te shtuar te investimit per paqen e stabilitetin e qendrueshem te tij, ne mbeshtetjen e shtetit te ri te Kosoves dhe ne shendoshjen e frymes se bashkepunimit dhe te politikes se fqinjesise se mire per nje te ardhme te perbashket euro-atlantike”, eshte shprehur Topi.

Ushtaraket e Forcave tona te Armatosura do te jene me krenare se me pare, vijoi presidenti shqiptar, atje ku NATO do te luftoje per lirine dhe demokracine, atje ku siguria dhe paqja do te ndihem te kercenuara, atje ku kontributi i tyre do t’u sherbeje fitores ndaj terrorizmit global dhe pasurimit te bashkejeteses se qyteterimeve tona.

Samiti i sotem, tha kryetari i shtetit shqiptar, do te mbetet ne histori edhe si deshmia e mikpritjes dhe e miqesise franko-gjermane e njekohesisht si modeli se si dy kombe te medha gjeten forcen e madhe te mesonin nga e kaluara e tyre vetem duke besuar ne te ardhmen e tyre te perbashket, ne ate te ardhme qe besojne edhe shqiptaret sot.

Top Channel