Rusi, bllokohet centrali berthamor
04/04/2009 03:50
Nje nga tre blloqet e centralit berthamor te Tverit, ne Rusine perendimore, eshte bllokuar nga nje defekt ne nje nga turbogjeneratoret.
“Fuqia e reaktorit te bllokut 3 eshte nen kontroll dhe nuk eshte regjistruar asnje shkelje e kufijve te sigurise te shfrytezimit te reaktoreve”, ka deklaruar drejtori i qendres.
“Niveli i radioaktivitetit ne central nuk kalon nivelet aktuale”, theksoi ai.
Top Channel