NATO, asnje marreveshje per sekretarin e pergjithshem

04/04/2009 03:15

Asnje marreveshje mes 28 lidereve te NATO-s ne lidhje me pasuesin e Jap de Hoop Scheffer. Kandidatura me e mbeshtetur nga anetaret, danezi Anders Fogh Rasmussen pati kundershtimin e kryeministrit turk Rexhep Taip Erdogan.

Turqia e e refuzon nominimin e Rasmussenit per shkak te qendrimit te tij ne konfliktin mbi publikimin e karikaturave te Muhametit ne nje gazete daneze kater vjet me pare.

Pervec kesaj Rasmussen kishte refuzuar kerkesat turke per te mbyllur nje stacion televiziv ne gjuhen kurde ne Danimarke, qe konsiderohet si zedhenes i rebeleve kurde.

Mbledhja eshte shtyre per sot ne mengjes.

Top Channel