Miliband: Anetaresimi ne NATO, e merituar

04/04/2009 21:15

Ministri i Jashtem i Britanise se Madhe, David Miliband, ne nje interviste dhene per Top Channel deklaroi sot ne Strasburg se Shqiperia e meritoi anetaresimin e NATO.

“Jam i gezuar per popullin e Shqiperise qe u fut ne NATO. Shqiperia punoi shume dhe beri hapa domethenes ne reforma”, u shpreh Miliband.

Ai deklaroi se ne procesin e zgjerimit te Bashkimit Europian ne Ballkan, Shqiperia duhet te perfitoje maksimalisht.

“Ne diskutuam situaten ne Ballkan dhe eshte i rendesishem procesi i zgjerimit te Bashkimit Evropian me vende te tjera te rajonit. Kur vendet jane gati ne duam zgjerimin sepse edhe organizata behet me e fuqishme”, u shpreh Miliband.

Top Channel