Leskaj: Hyrja ne NATO, kontribut i opozites

04/04/2009 21:30

Kryetarja e grupit parlamentar te PS, Valentina Leskaj, e vetmja perfaqesuese e opozites ne Strasburg, ka deklaruar se opozita ka dhene nje kontribut te pamohueshem ne rrugen e Shqiperise per ne NATO.

“Opozita ka dhene nje kontribut te rendesishem ne kete proces, qe fillon ne 97-en me ringritjen e ushtrise, qe vazhdoi me pjesemarrjen ne misionet ushtarake, me pjesemarrjen ne karten Adriatik 3, per te ardhur me pas tek roli i opozites qe ka qene nismetare e disa aksioneve qe i kane kontribuar integrimit ne NATO”, ka pohuar Leskaj.

Sipas saj, ka qene pikerisht kryetari i Partise Socialiste qe ka ndermarre nje sere nismash qe kane mundesuar anetaresimin e vendit ne Aleancen Euro-Atlantike.

“Ka qene kryetari i PS, Edi Rama qe i dergoi leter sekretarit te pergjithshem Scheffer, te cilit i kerkonte anetaresimin e Shqiperise ne NATO dhe qe duke dale ne publik i ofroi bashkepunim qeverise ne 5 reformat kryesore, oferte qe u pranua pas nje refuzimi. Nderkohe, para ketyre kryetari i PS realizoi takime edhe me ambasadoret e vendeve te NATO-s dhe kontributi nuk ishte vetem ngritje kartoni persa i perket reformes zgjedhore dhe asaj ne drejtesi dhe ishte opozita e re qe i dhe shtyse anetaresimit ne NATO”, eshte shprehur Leskaj.

Ajo thekson se nga ky moment per Shqiperine, si anetare me te drejta te plota e Aleances, vijne pergjegjesite e saj.

“Festa mbaroi dhe pergjegjesite kane filluar. Qe kur na u dha ftesa ne samitin e Bukureshtit presidenti Bush tha se keto vende jane gati te marin pergjegjesite dhe anetaresimi ne NATO mbeshtetet ne pergjegjesi”, ka nenvizuar Leskaj.

Ajo shton me tej se prova kryesore per Shqiperine jane zgjedhjet e ardhshme parlamentare, te cilat sipas saj mund te hidhen ne ere nga qeveria.

“Prova e pare jane zgjedhjet dhe ne e kemi bere detyren tone si opozite, tani eshte pergjegjesia e qeverise qe ka pergjegjesine per infrastrukturen dhe kartat do te jene elementi qe mund t’i hedhe zgjedhjet ne ere”, ka shtuar Leskaj.

Top Channel