Hyrja ne NATO, Oketa: Kontribut i te gjitheve

04/04/2009 19:50

Ministri i Mbrojtjes, Gazmend Oketa ka shprehur kenaqesine e tij per anetaresimin e Shqiperise me te drejta te plota ne NATO.

Ne nje interviste per Top Channel, Oketa ka deklaruar se anetaresimi ne Aleance eshte nje arritje e te gjithe shqiptareve.

“Shpreh urimet me te mira per gjithe shqiptaret, pavaresisht faktit se jetojne brenda apo jashte Shqiperise. Te gjithe e kane perjetuar me nje ndjesi te vecante kete dite. Ndjehem i gezuar per kete arritje te Shqiperise, eshte nje sodisfacion i vecante te jesh ministri i Mbrojtjes kur vendi behet anetar i NATO-s”, eshte shprehur Oketa.

Ministri ka vleresuar se arritja e ketij objektivi nuk eshte vetem kontribut i kesaj qeverie, por edhe i ministrave qe kane qene me pare ne postin e tij.

“Por kjo arritje i kalon kufijte e sodisfacionit personal, pasi mban mbi peshe sakrificen e 17 vjeteve, me ministrin Zhulali, Majko e Mediu, te cilet te gjithe kane dhene kontributin e tyre. Gjithashtu, nese do te benim nje renditje te kontributeve, qytetaret shqiptare kane lehtesuar punen e politikes, pasi 96% e shqiptareve kane mbeshtetur hyrjen ne NATO”, ka pohuar Oketa.

Megjithate, ministri i Mbrojtjes ka vleresuar se kane qene edhe reformat e kryera nga qeveria aktuale, qe kane mundesuar anetaresimin me te drejta te plota ne Aleance.

“Ajo qe ka bere diferencen eshte se qeveria shqiptare ne keto 4 vjet ka punuar me seriozitet, ka kryer reforma, te cilat bene te mundur qe objektivi yne madhor te arrihej ne kohe. Tashme destinacioni i Shqiperise eshte i percaktuar, eshte pjese e familjes evropiane”, ka nenvizuar Oketa.

Ai ka shtuar me tej se Shqiperia do te vazhdoje me kontributet e saj ushtarake ne misionet e perbashketa te Aleances.

“Ka kohe qe ushtria shqiptare mund te konsiderohet e integruar ne NATO, duke pare misionet paqeruajtese. Vitin e kaluar mbyllem misionin ne Irak, qe qe nje eksperience e shkelqyer dhe kemi kontributin ne Afganistan, Cad e Bosnje. Te gjitha keto eksperienca me partneret tane kane bere te mundur qe ushtaret shqiptare qe tregojne kapacitetet e tyre. Sa per financimin, pa me te voglen medyshje ne do t’i permbushim detyrimet tona, pasi anetaresimi me te drejta te plota shenon rrugen se bashku me nato-n. Kemi nje buxhet per permbushjen e ketyre angazhimeve”, ka shtuar Oketa.

Top Channel