Berisha: Anetaresimi ne NATO, pergjegjesi e madhe

04/04/2009 17:30

Kryeministri Sali Berisha deklaroi se me anetaresimin ne NATO, hapet nje kapitull i ri per te ardhmen e Shqiperise.

Shefi i qeverise, u shpreh i sigurt se shqiptaret, tani nuk do te ecin me te vetmuar, por do te jete perkrah kombeve me te lira dhe me te medha.

Berisha ne nje konference per shtyp nga Strasburgu, theksoi se anetaresimi ne NATO eshte nje pergjegjesi e madhe per konsolidimin e vlerave te demokracise per t’iu pergjigjur kerkesave te Aleances ne luften kunder terrorizmit.

“Ky ishte nje akt madhor i historise. Prej sot cdo qytetar shqiptar eshte si qytetaret e tjere te NATO-s dhe Shqiperia eshte pjese e aleances me te madhe ushtarake”, u shpreh Berisha.

Shefi i qeverise, deklaroi po ashtu se pasaporta e NATO-s eshte nje kredit shume i madh i Shqiperise per integrimin ne Bashkimin Evropian, ndersa premtoi se do te beje perpjekjet maksimale per zhvillimin e zgjedhjeve te lira dhe te ndershme.

“Zgjedhjet e lira mbeten parim kryesor dhe jam i vendosur per nje proces te ndershem”, u shpreh Berisha.

Shefi i qeverise i pyetur per menyren e zgjedhjes se emrit te sekretarit te ri te NATO-se, nuk dha asnje detaj per negocimin e drejtuesve te aleances, vecse theksoi se duhet pershendetur qendrimi konstruktiv i qeverise turke.

Top Channel