Tevez deshiron vetem Manchester United

03/04/2009 17:50

Carlos Tevez e ka bere te qarte deshiren e tij per skuadren e se ardhmes.

Ne nje kohe qe lojtari argjentinas nuk ka hedhur asnje firme per sezonin e ardhshem, ai shprehet se do te deshironte te vazhdonte aventuren me Manchester United ku luan aktualisht. Sulmuesi argjentinas e ka kaluar periudhen negative pasi ne pjesen e pare te sezonit ai ngrohu me shume stolin, duke i kerkuar trajnerit Alex Ferguson aktivizim me te madh.

“Mendimi im i vetem eshte te fitoj sa me shume trofe me kete fanele dhe shpresoj qe te qendroj ketu edhe gjate sezonit te ardhshem. Nuk kam deshire te luaj me asnje skuader tjeter. Gjithmone kam ndjekur zemren qe me thote se eshte e pamundur te le futbollin anglez”, shprehet ish lojtari i West Ham. 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA