Signorini: Ne Bolivi lojtaret nuk merrnin dot fryme

03/04/2009 16:35

Humbja e Argjentines 6-1 ne fushen e Bolivise vazhdon te gjeneroje kritika dhe alibi.

Nje dite pasi trajneri Diego Armando Maradona nuk kerkoi justifikime, eshte pergatitesi atletik Fernando Signorini qe i del ne mbrojtje skuadres. Ndeshja eshte luajtur ne kryeqytetin La Paz qe ndodhet ne 3600 m lartesi mbi nivelin e detit dhe sipas tij, kjo eshte arsyeja qe kombetarja bardhekalter u shkaterrua me rezultatin 6-1.

“Te luash ne 3600 m lartesi mund te shkaktoje vdekjen e nje lojtari. Jam shume i bindur per kete. Kush eshte mesuar me kete gje nuk e ka problem, por une mendoj se behet fjale per nje dopim te vertete natyror”, shprehet ai ne nje interviste per “Radio La Red”. Me tej, Signorini ka shtuar se, me ate vape dhe ne ate lartesi lojtaret e Argjentines nuk arrinin as te merrnin fryme.

Para disa kohesh, vete FIFA ka marre nje vendim duke zyrtarizuar nje amendament qe nuk lejon zhvillimin e ndeshjeve mbi 3.000 metra lartesi mbi nivelin e detit. Ky vendim pritet te hyje ne fuqi ne vitin 2012 edhe pse eshte pritur me protesta te ashpra ne Bolivi. Ne te shkuaren, kombetarja boliviane ka fituar jo pak ndeshje te rendesishme nderkombetare duke perfituar pikerisht nga ky faktor avantazhues.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA