Koleksionisti grek cel ekspozite ne Shqiperi

03/04/2009 12:20

Koleksioni i rralle i mjekut grek me origjine shqiptare u prezantua ne nje ekspozite, me e madhje e ketij lloji e çelur ne vendin tone.

Pasioni i kahershem i koleksionistit Panajotis Koliomihalis, sjell “Shqiperine nga viti 1892 e deri me sot” nepermjet kartave postare por edhe gravurave unike, duke permbushur keshtu amanetin e babait te tij, i cili pasi u mbyllen kufijte mbeti ne token greke.

“Nje leter e babait tim, i cili e ruante me fanatizem me beri te dua Shqiperine. Une clodhem dhe ndjej lehtesi. Po ashtu jam i lumtur qe arrita te permbush amanetin e babait tim”, u shpreh Koliomihalis.

Doke e zankone, veshje apo menyra jetese jane te fokusuara ne fotografite, katrolinat apo gravurat, pjese e koleksionit te Koliomihalis qe ka shetitur ne mese 50 vende te botes, duke ju prezantuar te huajve Shqiperine nepermjet imazheve te mbledhura pergjate dekadave.

Ekspozita unike mbi Shqiperine dhe shqiptaret, historine dhe trashegimine e tyre kulturore do te qendroje e çelur per 2 jave ne mjediset e Muzeut Historik Kombetar.

Top Channel