Hamilton ndien peshen e fajit: Me falni!

03/04/2009 15:10

Lewis Hamilton ben “Mea Culpa” per ate cfare ndodhi ne garen e Australise ne dem te italianit Jarno Trulli te cilit i mori padrejtesisht per disa dite vendin e trete te renditjes.

Pas shkarkimit te drejtorit sportiv te McLaren, Dave Ryan, piloti britanik ka dale ne nje konference per shtyp para gazetareve duke pranuar se u genjye nga Ryan gjate momentit te dyshimte ku Trulli e parakaloi.

Ishte Ryan ai qe i propozoi Hamilton t’u thoshte komisareve te gares se italiani e parakaloi nen regjimin e flamujve te verdhe edhe pse nje gje e tille nuk ndodhi ne te vertete. FIA ka studiuar situaten duke marre ne analize edhe bashkebisedimin ne radio mes pilotit dhe drejtorit sportiv, duke zbardhur te verteten.

“Pas gares u thirra nga FIA dhe ndersa po prisja komisaret u mashtrova nga kreu i ekipit tim. U kerkoj falje te thelle komisareve te pistes qe u humba kohen duke i cilesuar si budallenj. Me vjen shume keq per kete gjendje, per skuadren time dhe per Dave i cili eshte nje person i mire. U mashtrova, por kjo eshte e verteta. U kerkoj falje tifozeve te mi dhe atyre qe besonin tek une. Nuk jam genjeshtar dhe as nje njeri jo i ndershem. Bej loje skuadre. Cdo here qe me eshte kerkuar kam bere nje gje te tille. Ju siguroj te gjitheve se nje gje e tille nuk do ndodhe me asnjehere”, shprehet me keqardhje kampioni i botes.

Top Channel