Gjermania e habitur me Podolskin

03/04/2009 16:05

Fitorja e Gjermanise ne transferten e Uellsit (2-0) nuk ka kaluar e gjitha ne feste dhe harmoni te plote, pasi nje episod i shemtuar i ndodhur ne fushe ka prishur imazhin e kombetares se drejtuar nga Loew.

Konflikti i sulmuesit Lucas Podolski me kapitenin Michael Ballack ka shtangur gjithe tifozet e Gjermanise ku ende flitet per gjestin e shemtuar te lojtarit te Bayern Munchen, i cili nuk eshte gjobitur nga trajneri. Per kete gje, gazeta “Bild” ka hapur nje sondazh online ku kane votuar mbi 50 mije njerez.

65 % e tyre mendojne se trajneri Loew ka vepruar gabim, ndersa 35 % e quajne me vend mosgjobitjen e sulmuesit te ri me origjine polake. Ne takimin e Kardifit, Podolski dhe Ballack kane pasur nje moment tensioni mes tyre ku i kane drejtuar fjale te renda njeri-tjetrit dhe shkak per kete mendohet te kete qene sjellja e pamatur e sulmuesit.

Top Channel