Alonso: McLaren genjeu? Nuk eshte hera e pare

03/04/2009 20:10

Skandali ne skuderine McLaren ka bere qe kundershtaret te hidhen ne sulm.

I pari eshte spanjolli Fernando Alonso, i cili ka garuar para dy vitesh me kete makine. “Nuk eshte hera e pare qe genjejne dhe heret a vone do t’i kishin denuar”, shprehet ish dy here kampioni i botes pas perjashtimit te kesaj skuderie nga gara e Australise.

“Me kujtohet kur ne boterorin 2007 ne Hungari ata bene te njejten gje dhe une humba kampionatin”, vazhdon akuzat spanjolli, duke renduar gjendjen ne shtepine me qender ne Woking. Gjate provave te Hungarise para dy vitesh, Hamilton nuk i hapi rruge shokut te skuadres Alonso edhe pse u urdherua nga bokset.

Atehere spanjolli beri te njejten gje ne pit stop. Alonso arriti kohen me te mire por pas hetimit, pole position iu dha pikerisht shokut te tij te skuadres.

Top Channel