Shakaja e 1 prillit con ne spital 20 gjimnaziste

02/04/2009 08:45

Marrezi kolektive, gjume ne klase dhe e kane pare veten ne spital. Kjo ka qene shakaja me e rrezikshme e 1 prillit ne Sarande.

Protagoniste te saj u bene 20 nxenes te klases se dyte te shkolles se mesme jopublike “Dea” ne qytet. Per te “genjyer” mesuesit e tyre, ata vendosen te punojne nje rreng, duke marre ne farmacine me te afert te qytetit 60 tableta Diazepam, qe eshte nje lloj valiumi, por me fuqi vepruese me te larte.

Kjo ka krijuar nje situate nga qesharake ne dramatike ne klase, qe i ka vene te gjithe mesuesit ne alarm. Nxenesit e pergjumur jane transportuar per ne spital, ku eshte marre vesh e verteta e shakase se rrezikshme.

Nxenesit e perfshire ne “lojen e genjeshtrave”, fillimisht kane marre si me komande nga nje kokerr Diazepam. Ora e pare e mesimit kaloi pa ndonje shqetesim te dallueshem, pasi tabletat ende nuk kishin nisur te vepronin.

Duke e marre veten per “te forte”, disa provuan te marrin edhe kokrren e dyte e te tjere edhe te treten. Ne kohen kur do te niste ora e trete e mesimit, medikamenti e beri efektin dhe e gjithe klasa flinte per shtate pale qejfe.

Mesuesja e lendes ka mbetur e shtangur ne nje klase, ku i luste te ngriheshin ne mesim, por askush nuk reagonte.

Drejtori i spitalit, Arben Vogli, tha se te gjithe nxenesit iu nenshtruan marrjes se serumit.

Top Channel