Rriten kostot e biznesit

02/04/2009 17:45

Ekspertet thone se skema e re e tatimit per biznesin e vogel rrit kostot administrative dhe e nderlikon procesin.

“Kjo skeme rendon biznesin e vogel, duke e detyruar te mbaje kosto suplementare, njesoj si te medhenjte, persa i perket dokumentacionit”, u shpreh eksperti kontabel, Sotiraq Dhamo.

Nderkohe eksperte te tjere mendojne se kjo skeme, e ve biznesin e vogel nen presion dhe kontroll te dyfishte, si nga administrata tatimore qendore dhe ajo lokale.

Administrata qendrore e tatimeve do tentoje te rrise xhiron e biznesit te vogel per te vjele me shume taksa, ndersa ajo lokale eshte me e interesuar ta mbaje ate nen administrimin e vet me xhiro me te vogel se kufiri maksimal prej 8 milione lekesh ne vit.

Top Channel