PR: Mbeshtesim ish-pronaret

02/04/2009 19:50

Nenkryetari i Partise Republikane, Neritan Alibali ka vazhduar serine e takimeve paraelektorale te kesaj force politike.

Ai ishte ne qytetin e Bulqizes ku prezantoi edhe kandidatin per deputet ne qarkun e Dibres.

“Ne kemi nevoje per nje mandat te ri per te realizuar ato objektiva qe jane ne vazhdim dhe mendojme se kthimi i pushtetit tek e majta do te ishte nje regres. Prandaj themi se nje vote per te djathten me 28 qershor do te jete nje vote per Shqiperine”, ka deklaruar Alibali.

Top Channel