Milan, Ancelotti kerkon zgjatjen e kontrates
02/04/2009 17:25
Diten e djeshme eshte zhvilluar nje takim vendimtar mes numrit 2 te Milanit, Adriano Galliani dhe trajnerit Ancelotti per te caktuar te ardhmen e kreut te stolit.
Sipas te dhenave, trajneri kuqezi ka perseritur edhe nje here ultimatumin per nje oferte konkrete qe parashikon zgjatjen e kontrates, ne te kundert kercenon me largim drejt Londres ose Madridit.
Kontrata aktuale e Ancelotti-t skadon ne qershorin e vitit 2010 dhe tekniku kerkon siguri per te ardhmen, pasi kohet e fundit eshte rritur shume interesi nga Real Madrid e Chelsea dhe ai nuk mund te mos i marre ne konsiderate keto oferta. Alternativat me te mundshme ne rast se Ancelotti largohet jane, Rijkaard por edhe Marcello Lippi e Leonardo.
Top Channel