Massa optimist per garen e Malajzise

02/04/2009 17:55

Felipe Massa eshte shprehur me optimizem per garen e dyte te sezonit, ate te Sepangut ne Malajzi.

Pas zhgenjimit total te Australise, braziliani mendon se kokekuqja mund te konkuroje me kedo, pervec Brown Gp qe sipas tij, eshte shume larg. “Une mendoj se ne jemi ne rregull pasi gati te gjitha makinat punuan sipas rregullave te shkruara ne leter. Me pas ne momentin e fundit ndryshuan rregullat dhe keshtu nuk eshte mire sepse duhet te ndryshojme makinat te gjithe. Mendoj se nuk eshte e drejte dhe pergjegjesit per kete gje duhet te marrin vendimin e duhur ne te ardhmen”, u shpreh Massa duke iu referuar apelit.

Ne vijim ai ka shtuar se Ferrari duhet te shikoje perpara pasi edhe sezoni i vitit te shkuar ishte i njejte, por me pas gjthcka ndryshoi. “Duhet te jemi ne gjendje te pershtasim nje strategji te mire ketu. Duhet te mendojme edhe nese bie shi sepse mund te ndodhe gjithcka”, vijon nenkampioni i botes.

Top Channel