Kur sistemi imunitar ndihmon tumorin të rritet, si një sinjal inflamator mund të kthejë qelizat imune në “aleate” të kancerit
Ne shekullin XXI celulari ka zene nje vend te vecante ne jeten e njerezve por ndodnjehere ky mjet komunikimi behet pengese ne shkolla e zyra ku mesuesit dhe punedhenesit e kane shpallur “armik”.
Nje ilustim me te sakte per kete situate na i jep veprimi i drejtorit te nje shkolle ne Vankuver te Kanadase. Ai instaloi nje “jammer” per te bllokuar valet e celulareve. Por per fat te keq drejtori doli kunder ligjit ne vendin e tij qe aktualisht eshte ne fuqi edhe ne shume vende evropiane. Nxenesit te preokupuar per mosfunksionimin e celulareve e kane zbuluar “hilen” e drejtorit dhe kane shfrytezuar te drejten ligjore per ta cilesuar si te paligjshem veprimin e Steve Gray.
Ai kishte injoruar aktin e komunikimit ne shtetin e Kanadase duke perdorur fonde te shkolles per te blere mjetin bllokues te valeve. “Kishim nje problem te madh me klasat ne oren e mesimit. Gjithmone binte ndonje zile. Ishte thjesht nje projekt qe funksionoi shume mire. Por sapo zbulova qe ishte i jashteligjshem e fika menjehere”, u shpreh drejtori i shkolle, i zhgenjyer nga beteja e humbur me nxenesit.
Top Channel