Irlanda i prish planet Italise

02/04/2009 10:10

Barazimi me Irlanden prish planet e Italise per kualifikim te shpejte ne Boterorin e 2010.

Duke luajtur me 10 lojtare pas perjashtimit te Pazzini-t qe ne minutat e para, irlandezi Keane realizon golin e barazimit ne minuten e 90-te.

Ne minuten e 11-te per Italine shenoi Iaquinta, duke qetesuar per gjate gjithe takimit axurret e Lippi-t.

Por mungesa e nje lojtari u ndje shume ne pjesen e dyte dhe porta e Italise u vu ne rrezik disa here.

Ne klasifikimin e deritanishem, Italia ka 14 pike, Irlanda 12 e ndjekur nga Bullgaria me 7, Qipro me 4 dhe Mali i Zi dhe Gjeorgjia me nga 3 pike.

Top Channel