Formula 1, Hamilton skualifikohet nga GP i Australise

02/04/2009 11:20

Prapa kthehu! Ndryshon serish klasifikimi per Cmimin e Madh te Australise ne Formula 1, gara e pare e sezonit.

Pasi ka degjuar bisedat ne radio mes kampionit te botes Lewis Hamilton dhe skuderise McLaren Mercedes, FIA ka vendosur te skualifikoje nga renditja perfundimtare pilotin britanik, pasi ka verejtur shkelje te artikullit 151 te kodit sportiv.

Skualifikimi i Hamilton, i ka rikthyer Trullit vendin e trete. Ne nje vendim te meparshem te FIA-s, italiani u zhvendos ne vendin e 12-te, pasi kishte kaluar Halimton ne xhiron e 57-te, nen regjimin e safety-car.

Top Channel