Berisha: Korrupsioni, problem per Shqiperine

02/04/2009 09:50

Kryeministri Sali Berisha deklaron se korrupsioni mbetet nje problem per Shqiperine.

Duke folur ne konferencen per koordinimin e donatoreve ne Ballkan, ku marrin pjese 200 perfaqesues nga institucionet financiare, Berisha theksoi se ndihma e tyre eshte e nevojshme ne nje moment krize.

“Ndihma juaj ne drejtim te infrastruktures rajonale, jam i sigurte se do te kete impaktin me te gjere dhe pozitiv”, u shpreh Berisha.

Shefi i qeverise kerkoi investime ne arsim, si dhe ne zhvillimin e infrastruktues dhe sherbimeve ne zonat rurale.

Top Channel