Berisha kerkon financime

02/04/2009 19:35

Ne konferencen nderkombetare te donatoreve per Ballkanin perendimor, kryeministri shqiptar Sali Berisha ka kerkuar qe financimet e tyre te orientohen kryesisht ne projektet e infrastruktures dhe arsimit.

“Vendet tona te vazhdojne nje infrastrukture lidhese, per projekte rajonale. Shqiperia ka nje trashegimi rurale nder me te veshtirat. Duam ndihma qe zonat rurale te kapercejne ate prapambetje qe kane trasheguar”, ka deklaruar Berisha.

Vitin e kaluar Shqiperia mundi te terheqe vetem 35 per qind te donacioneve dhe kredive te huaja te parashikuara, me nje deficit prej mbi 300 milione dollare.

Qeveria e argumenton kete me procedurat e renduara qe aplikojne donatoret. Por kriza aktuale duket se do ta beje me pak te realizueshme kete kerkese te kryeministrit.

“Eshte e domosdoshme dhe realiste te kujtosh se ne po takohemi ketu sot ne rrethana te vecanta. Vemendja eshte e fokusuar te kriza financiare e cila eshte nje realitet dhe ne te cilen te gjithe ne jemi perfshire. Kriza do te vazhdoje gjithe 2009-en dhe ne shpresojme te shohim drite ne vitin 2010”, ka deklaruar Michael  Leigh, drejtor per zgjerimin ne KE.

Gjate viteve 2005-2008 per rajonin e Ballkanit perendimor dhe Turqine donatoret kane levruar si ndihme rreth 20 miliarde euro.

Top Channel