Thaci uron Topin e Berishen per hyrjen ne NATO

01/04/2009 21:05

Kryetari i PDSH, Menduh Thaci ka uruar presidentin shqiptar Bamir Topi dhe kryeministrin Sali Berisha per anetaresimin e Shqiperise ne NATO.

Ne mesazhin e tij Thaci eshte shprehur se hyrja e Shqiperise ne Aleance eshte nje fitore per te gjitha trevat shqiptare.

“Me lejoni qe ne emrin tim personal dhe ne emer te Partise Demokratike te Shqiptareve ne Maqedoni t’ju pergezoj per kete ngjarje te madhe historike. Sot te gjithe shqiptaret festojne nenshkrimin e dokumentit per aderim te Shqiperise ne NATO. Kjo feste e madhe po festohet edhe nga shqiptaret e Maqedonise”, eshte shprehur Thaci.

Top Channel