
Trajneri i përfaqësueses Under-21 të Skocisë, Billi Stark, ka paralajmëruar skuadrën e tij që të mos i nënvlerësojë bashkëmoshatarët e tyre nga Shqipëria.
Sipas tij, skuadra e drejtuar nga Artan Bushati mund t’i krijojë shumë probleme në ndeshjen e sotme në stadiumin “Falkirk”. Në fundjavë, skocezët fituan 1-0 në Elbasan, falë një penalltie të fituar dhe më pas shndërruar në gol nga Kris Mekguajër.
Stark vlerësoi kuqezinjtë: “Në Evropë, momentalisht ekzistojnë një ose dy skuadra që mund të quhen ‘të vogla’, si San Marino apo Andorra, por jo vendet si Shqipëria. Do të kemi përpara një kundërshtar të vështirë, mjaft të përgatitur fizikisht dhe teknikisht. Përveç Hykës kanë edhe shumë lojtarë të tjerë të mirë, ndërsa afro gjysma e formacionit të tyre titullar ka gjatësi mbi 188 centimetra”.
Top Channel