Shqiperia 0 – Hidi 3

01/04/2009 22:15

Tre gabimet e Isli Hidit dhe mbrojtjes tone kane mjaftuar qe Shqiperia te mundet 3-0 nga Danimarka e cila ka hedhur nje hap te sigurt drejt fazes finale te Boterorit 2010.

Starti i mire per vendasit te cilet rrezikuan 2-3 here, por pa arritur te ndeshkojne.

Pas minutes se 20-te vijne momentet me te mira per kombetaren tone e cila pervec se mbajti topin arriti te krijoje disa raste ne porten e danezeve.

Ne momentin me te mire tonin, Isli Hidi gabon rende. Gjuajtja e Andreasen perfundon ne rrjete, nje gol qe starton festen e danezeve.

7 minuta me vone eshte Larsen qe perfiton ne fillim nga nje mosmarreveshje Curri-Agolli dhe me pas nga nje gabim i portierit Hidi duke dyfishuar rezultatin.

Ne te dyten Haan hedh ne fushe sulmuesin Salihi, por qe zgjedhjet e tij edhe ne kete sfide nuk funksionuan.

Danezet vazhdojne te tregojne superioritetin e tyre edhe ne 45 minutat e dyta. Mundi i tyre u shperblye edhe ne kete pjese nga portieri yne Isli Hidi.

Pas nje daljeje te gabuar te shtatlartit Hidi, Poulsen shenon golin e trete.

Ne kete sfide per perfaqesuesen shqiptare i vetmi qe arriti te qendroje ne kembe dhe te beje nje loje te mire ishte mbrojtesi Kristi Vangjeli, ndersa per te tjeret ishte nje tjeter ndeshje e deshtuar.

I vetmi shqiptar i duartrokitur ishte presidenti i Republikes, Bamir Topi, tifozi vip i kombetares shqiptare qe nuk arriti t’i gezohej te pakten nje barazimi.

Top Channel