Nje shtetas italian ndodhet nen akuze para gjykates se kryeqytetit per shkelje te rregullave te fluturimit, nje vit pasi ai uli pa leje ne areportin “Nene Tereza” avionin e tij privat.
Procesi per pilotin, Antonio Lubrano, nga Napoli eshte hapur kete te merkure. Gjyqi drejtohet nga gjyqtarja Fatmira Hajdari dhe ka prokuror Erion Thanen.
Ne seancen e pare,avokatja mbrojtese kerkoi gjykim te shkurtuar, pretendim ky qe u pranua nga gjykatesja Hajdari. Prokurori pershkroi shkeljet e pilotit italian, i cili ne maj te vitit te kaluar u ul ne pisten e areoportit duke devijuar nga destinacioni i tij per ne Greqi dhe pa njoftuar per uljen kullen.
Por piloti Lubrano pretendoi gjate hetimeve paraprake se ishte ulur ne rrethana emergjente, gje e cila kundershtohet nga prokuroria, e cila kemengul se avioni eshte gjetur ne kushte shume te mira teknike.
Top Channel