Pagjumesia mund te coje ne vetevrasje

01/04/2009 12:30

Personat qe vuajne nga pagjumesia kronike jane me te prirur drejt aktit te vetevrasjes. Edhe pse nje lidhje e tille eshte ende e paqarte, ne kete perfundim kane arritur shkencetaret amerikane.

Mjeket keshillohen te jene vigjilente ne rast se nje pacient shfaq crregullime ne gjume, edhe pse mund te mos kete pasur nje histori problemesh mendore.

Sa me shume shqetesime pagjumesie te kene njerezit, aq me shume shtohen mendimet e vetevrasjes, apo tendenca per ta kryer kete akt.

Ky studim do te paraqitet ne takimin e Shoqates se psikiatreve. Ai perforcon idene se gjumi i qete eshte jetesor edhe per shendetin psikik dhe emocional. Sipas OBSH-se, cdo vit ne bote vetevriten 877 mije njerez.

Top Channel