NATO mirepret zgjerimin me Shqiperine e Kroacine

01/04/2009 19:45

NATO mirepret zgjerimin e familjes Euro-Atlantike me 2 anetaret e rinj te saj, Shqiperine dhe Kroacine, qe tashme konsiderohen anetare me te drejta te plota ne organizaten me te madhe ushtarake ne bote.

“Ky lajm eshte shume i mirepritur. Shqiperia dhe Kroacia kane punuar shume fort per te permbushur standartet e Aleances ne lidhje me demokracine dhe situaten e mbrojtjes. Ato kane kapercyer ate qe pak kohe me pare perbente nje periudhe te veshtire te historise se Ballkanit, per t’u kthyer ne kontribues per stabilitetin rajonal dhe te sigurise nderkombetare permes NATO-s edhe para anetaresimit”, ka deklaruar zedhenesi i NATO-s, James Appathuray.

Ai ka dhene garancine e tij se tani Shqiperia dhe Kroacia do te kene te njejtat pozita me ato te vendeve te tjera anetare ne vendimmarrje.

“Tashme ata do te marrin pjese plotesisht ne kete Aleance. Ata do te kene zerin e tyre te plote e te barabarte me te gjithe aleatet e tjere kur NATO te marre vendimet e saj. Dhe ata do te perfitojne nga siguria kolektive qe ofron Aleanca, por do te mbajne gjithashtu mbi supe pergjegjesite qe kerkon kjo siguri kolektive mes aleatesh”, ka shtuar Appathuray.

Top Channel