Gjykata rrezon Ylli Pinarin

01/04/2009 17:20

Gjykata e Tiranes ka derguar per kompetence ne Gjykaten e Larte kerkesen e ish-drejtorit te MEICO-s, Ylli Pinari, i cili i kerkoi trupes gjykuese te shpalle te paligjshme kontrollet ne zyren e tij, si dhe t’i ktheje dokumentacionin e sekuestruar gjate hetimeve per tragjedine e Gerdecit.

Gjyqtari, Petrit Como vendosi te pushoje ceshtjen ne Shkallen e Pare pasi akualisht paditesi eshte i pandehur ne Gjykaten e Larte dhe per kete kerkesa e Pinarit nuk mund te shqyrtohet nga gjykata e kryeqytetit.

Ne padine e tij ish-drejtori i kompanise shteterore te eksport- importit te armeve MEICO kerkoi gjithashtu te shpalleshin te pavlefshme jo vetem sekuestron e dokumentave ne zyre, por edhe i nje kompjuteri laptop, qe ne fashikuj konsiderohet nga prokuroret si prove e rendesishme e lidhur me hetimet.

Por sipas te pandehurit hetuesit kane kryer veprime pa pranine e tij apo te avokatit mbrojtes. Ne fakt ceshtja e kompjuterit te Ylli Pinarit nuk ka lidhje me nje beteje pronesie sesa me gjetjen ne te te mjaft materialeve te tjera, qe kane ndihmuar prokuroret te zbardhin jo vetem ne procedurat e ndjekura nga kompania MEICO per shitblerje armatimi.

Gjyqi per tragjedine e Gerdecit nis ne Gjykaten e Larte ne kater maj dhe ka 30 te pandehur, mes te cileve jane ish-zyrtaret me te larte te Ministrise se Mbrojtjes dhe ushtarake te Forcave te Armatosura

Top Channel