
Dita e genjeshtrave eshte shfrytezuar nga shume media virtuale per te vene ne loje fansat e lojtareve por edhe skuadrat e futbollit.
Keshtu, faqja maqedonase MacedonianFootball.com ka menduar nje shaka me kripe per tifozet e Lazio-s, duke thene se tashme Goran Pandev ka firmosur per Romen, skuadra “armike” e bardhekalkterve.
“Pandev do jete pjese e Romes qe nga sezoni i ardhshem fale marreveshjes se arritur per 16 milione euro, ndersa Lazio ka marre kartonin e Jeremy Menez”, shkruante mengjesin e sotem kjo faqe, duke bere me zemer shume tifoze bardhekalter.
Por shakave te 1 prillit nuk u kane shpetuar as tifozet e Milanit e Interit. Faqja e njohur Goal.it ka publikuar lajme qe e adresonin Mancini-n ne stolin e Milanit, ndersa Canavaro tek Juventus u quajt nje marreveshje e mbyllur. Kjo faqe nuk ka harruar te alarmoje edhe tifozet e Milanit, pasi dy yjet e saj, Kaka e Ronaldinho jane “shitur” tek Reak Madrid dhe Chelsea.
Top Channel