Aksident rrugor, zbulohet rrjeti i trafikut te armeve

01/04/2009 11:45

Ka qene nje aksident i zakonshem, kur makinat dalin nga rruga per shkak te shpejtesise, qe te behet shkak qe policia e Shkodres te zbuloje nje rrjet te trafikut te armeve.

Ne automjetin e aksidentuar qe ka rene 150 poshte ne humnere  jane gjetur 5 pistoleta qe dyshohet se kane hyre nga Kosova, ndersa tre personat qe gjendeshin ne makine jane derguar ne spital jashte rrezikut per jeten.

Ngjarja ne fjale ka ndodhur ne aksin rrugor Kukes –Shkoder ne vendin e quajtur Qafe- Shllak nje zone e thelle malore kjo mes tre rretheve Shkoder, Kukes dhe Mirdite.

Automjeti me targe te Tiranes dhe me drejtues 46-vjecarin  Bardhyl Mece nga Librazhdi, si pasoje e shpejtesise ka humbur kontrollin e mjetit duke rene ne nje humnere Policia nisi hetimet per trafik armesh te cilat mund te jene futur nga Kosova.

Top Channel