Me nje fond te USAID, eshte realizuar ne Gjykaten e Shkalles se Pare ne Gjirokaster, hapja e Zyres se Informacionit, e cila do t’i sherbeje rritjes se transparences se kesaj gjykate.
Ne te gjithe vendin jane realizuar edhe 9 projekte te tilla te ngjashme.
Ambasadori amerikan, John Withers, i pranishem ne ceremoni deklaroi se drejtesia eshte nje nga shtyllat kryesore te demokracise.
“Nuk ka asgje me te rendesishme ne nje shoqeri se sa sistemi gjyqesor, qe eshte themeli i nje shoqerie qe bazohet mbi sistemin e drejtesise. Shteti i se drejtes eshte baza e cdo demokracie”, u shpreh Withers.
Ndersa zevendeskryetarja e presences se OSBE-se ka dhene nje mesazh per politiken shqiptare.
“Ndihmoni per te vendosur axhenden politike ne kuvend, por lini institucionet gjyqesore te veprojne te qeta”, u shpreh Renate Herrmans.
Ministri i Drejtesise Alibeaj ka deklaruar se lufta kunder korrupsionit eshte nje nga prioritetet e qeverise qe ai perfaqeson.
Pas kesaj ceremonie, ambasadori amerikan ka vazhduar viziten e tij ne qytetin e Gjirokastres duke marre pjese edhe ne nje shfaqje te dhene nga nxenesit e shkolles 9-vjecare “Naim Frasheri”, ku ka pare te realizuar ne anglisht “Romeo dhe Zhuljeten”.
Top Channel