Rama: Qeveria, padrejtesi mbi biznesin e vogel

31/03/2009 13:30

Kryetari socialist, Edi Rama, akuzon qeverine se ka vepruar padrejtesisht me biznesin e vogel, duke i vendosur tatimin mbi fitimin, ne nje kohe krejtesisht te papershtatshme.

“Qeveria dhe kryeministri po rrisin ne menyre te paperballueshme barren mbi biznesin e vogel duke rritur paralelisht edhe malin e akuzave dhe shpifjeve ndaj kundershtareve qe qeverisin ne nivelin vendor”, u shpreh Rama.

Kreu socialist kerkoi qe te mos behet politike ne kurriz te sipermarrjes dhe te biznesmeneve te vegjel qe jane kontributoret e buxheteve vendore.

“Sot biznesi i vogel, tatohet njesoj si biznesi i madh. Biznesi i vogel sot ka nje barre te plote fiskale, si cdo biznes tjeter. Duhet t’u themi biznesmeneve se vec krizes, duhet te perballen edhe me kete mase qe i gjen ata krejt te papergatitur”, u shpreh Rama.

Nje dite me pare, Rama e konsideroi kete vendim te qeverise te papranueshem, ndersa premtoi se me ardhjen ne pushtet pas 28 qershorit do t’i vije ne ndihme biznesit te vogel.

Top Channel