
Kombetarja shqiptare nen drejtimin e trajnerit Ari Han zhvilloi seancen e fundit stervitore para ndeshjes me Danimarken.
Burime prane kuqezinjve pohojne per Top Channel se mesfushori Ervin Skela zhvilloi stervitje individuale per shkak te nje demtimi te lehte, por qe nuk e pengon ate te jete ne fushe te merkuren.
Ne stervitje Han perdori si formacion pjesen me te madhe te lojtareve qe humben te shtunen me Hungarine.
Ne porte pritet te jete serish Isli Hidi, nderkohe qe ndryshimi i vetem ne repartin e mbrojtjes eshte rikthimin i Elvin Beqirit, i cili do te zere vendin e Canes i skualifikuar nga kartonat.
Mesfusha do te jete serish e mbipopulluar, ku pritet te aktivizohen 5 lojtare.
Se bashku me Duron, Lalen, Skelen dhe Berishen pritet te aktivizohet edhe Ervin Bulku, nderkohe ne sulm do te jete serish i vetem Hamdi Salihi.
Top Channel