Kina mohon akuzat per spiunazh elektronik

31/03/2009 18:40

Kina ka mohuar akuzat e nderkombetareve per perfshirjen e saj ne spiunazhin elektronik, per te cilin kerkuesit kane deklaruar se ishte infiltruar ne kompjuterat qeveritare te vendeve te ndryshme te botes.

Zedhenesi i ambasades kineze ne Londer ka deklaruar se nuk ka asnje prove qe te tregoje se Pekini ishte perfshire ne kete rrjet.

Ai ka sugjeruar se zbulimet ishin pjese e nje fushate propagande te bere nga qeveria tibetiane.

Sipas zedhenesit, kerkuesit ishin porositur nga zyra e liderit tibetian Dalai Lama e cila ishte e alarmuar nga mundesia per rrjedhje informacionesh.

Top Channel