Godo ne Lezhe: Mandat i dyte per mazhorancen

31/03/2009 17:45

Kryetari i Asamblese Kombetare te Partise Republikane, Sabri Godo, eshte takuar me anetaret e kesaj partie ne qytetin e Lezhes.

Godo ka bere nje shpjegim te marreveshjes elektorale me Partine Demokratike dhe me pas ka shpjeguar arsyet se pse mazhoranca aktuale duhet te rimarre nje mandat te dyte ne zgjedhje.

“Vendi eshte futur ne rrugen e perparimit. Perdite degjoni te flitet per NATO-n dhe ky eshte nje hap i madh perpara. Megjithate nuk eshte zgjidhur ende problemi i pronave dhe ka papunesi. Qeveria nuk mund te marre persiper t’u gjeje te gjitheve pune, po duhet te hape kanalet per kete ceshtje”, u shpreh Godo.

Top Channel