Vetem disa dite para raundit te dyte per zgjedhjen e presidentit te ri te Maqedonise, ministrja e Jashtme greke Dora Bakojanis i ka derguar nje leter-pergjigje homologut te saj ne Shkup Antonio Milloshoski.

Me nje gjuhe te prere ajo e fton te lere fjalet qe shkaktojne pershtypje dhe te filloje veprat per zgjidhjen e ceshtjes se emrit, qe ndodhet ne zemren e marredhenieve dypaleshe dhe ka efekt negativ mbi to.

Eshte pikerisht nje pergjigje e saj, qe i eshte dorezuar Ministrise se Jashtme maqedonase, ndaj nje letre te derguar prej zotit Milloshoski 11 dite me pare ne te cilen ai i propozonte pales greke nenshkrimin e nje traktati te miqesise midis dy vendeve, krijimin e komisioneve dypaleshe per ceshtjet e historise dhe arsimit dhe nje marreveshje per permiresimin e marredhenieve Shkup-Athine.

Historia eshte e njohur dhe nuk mund te behet objekt i negociatave dhe i komisioneve, eshte pergjigjja e Bakojanit, e cila thekson gjithashtu se ajo qe kerkohet per te siguruar marredheniet dypaleshe, nuk eshte gje tjeter pervec respektimit ne vepra te parimeve themelore te fqinjesise se mire, si edhe te neneve qe ekzistojne ne marreveshjen e ndermjetme midis dy vendeve.

Edhe zedhenesi i Ministrise se Jashtme greke, Jorgos Kumutsakos ka deklaruar se kjo ceshtje e pazgjidhur ndikon ne ecurine europiane dhe atlantike te Maqedonise dhe se menyra se si vepron qeveria e zotit Gruevski, me pozicionimet e saj te tejskajshme, fanatike dhe intolerante ka efekt negativ jo vetem tek keto marredhenie, por edhe ne bashkepunimin ne shkalle te gjere ne rajon.

Top Channel