
Liverpool, Arsenal, Chelsea e Manchester United. Kater skuadra te cilat te bejne te enderrosh dhe te nxisin per ta dashuruar lojen e futbollit.
Te katerta vazhdojne rrugetimin ne Champions League, duke e bere ne kete menyre edhe Premier League kampionatin me prestigjoz te planetit. Sulmuesi i Liverpool, Ryan Babel beson vertete se ne Angli luhet futbolli me spektakolar.
“Premier League eshte kampionati me i mire ne bote dhe mendoj se keshtu do te jete edhe per disa vjet. Kjo eshte shume pozitive per nivelin e lojes ne Angli. Une besoj se ne te ardhmen situata mund te permiresohet edhe me shume”, shprehet holandezi.
Ne vijim ai ka folur per sfiden kunder Real Madrid te fituar 5-0 ne total nga skuadra e Rafa Benitez. “Njerezit flisnin per Realin sikur te ishte skuadra me e forte dhe me lojtaret me te mire por ne fund ne treguam se ne jemi te tille. Kjo eshte arsyeja perse them se Premier League eshte kampionati me i mire ne bote”, perfundon Babel.
Top Channel