
Ish dy here kampioni i botes, Fernando Alonso mundohet te sqaroje gjithe konfuzionin qe eshte krijuar pas gares se pare, te fituar nga skuderia surprize Brown Gp.
Ne Australi u pa qarte se skuderia modeste ishte vite drite larg makinave legjendare Ferrari, Renault e McLaren. Kjo ka bere qe ne ambientet e Formula 1 te krijohet nje mjegullnaje. E verteta eshte se 3 skuderi, Brawn GP, Williams dhe Toyota kane kryer disa modifikime aereodinamike ne pjesen e pasme te makines qe sipas skuderive te tjera nuk lejohen. FIA mendon te kunderten dhe i ka lejuar keto skuderi te vazhdojne garimin me kete model qe duket se i avantazhon shume.
“Nese do t’i lejojne te garojne me keto makina do kopjojme difuzorin e tyre por eshte e veshtire te pershtatemi menjehere dhe mendoj se do te duhen disa muaj per t’i arritur”, shprehet Alonso qe eshte ne pritje te vendimit te apelit.
“Brawn eshte shume ndryshe nga gjithe makinat e tjera. Eshte me e shpejte sepse ka nje pjese te pasme teresisht te re”, shprehet Alonso. Ne vijim, ai paralajmeron kundershtaret e Brown Gp, duke thene se boterori eshte shume i gjate dhe dyshja Button-Barrichello nuk duhet te mendojne se kjo diference do t’i shpalle kampione para fundit te sezonit.
Top Channel