Turqi, partia e Erdoan kryeson ne zgjedhje

30/03/2009 09:00

Partia ne pushtet e kryeministrit Rexhep Taip Erdoan kryeson ne zgjedhjet lokale qe u zhvilluan ne Turqi, por ka humbur ne shume qytete kyce.

Triumfi i reduktuar i Erdoanit ne nje proces qe konsiderohej test per popullaritetin e tij, pervijohet mes nje klime tensioni dhe dhune qe shoqeroi procesin ne zonat me popullsi kurde.

Bilanci i kesaj dite zgjedhjesh ishte tragjik: 6 te vdekur dhe rreth 100 te plagosur. Viktimat me se shumti u regjistruan prane vendvotimeve rurale dhe ne grindjet e armatosura mes vete kandidateve dhe mbeshtetesve te tyre.

Sipas rezultateve te pjesshme AKP ka siguruar 39 perqind te votave, ndersa partia opozitare republikane mori 20 perqind, e ndjekur nga Partia e Veprimit Nacionalist me 17 perqind te votave. Erdoan mori kryqytetin Ankara si dhe Stambollin me rezultat te ngushte, por humbi Izmirin.

Mediat turke i interpretojne rezultatet e para, si nje renie e mbeshtetjes per partine ne pushtet, krahasuar me zgjedhjet e meparshme.

Top Channel