Tirane, serish debate ne Keshillin Bashkiak

30/03/2009 19:40

Ne Keshillin Bashkiak te Tiranes ka pasur serish debate te ashpra per ceshtjen e buxhetit, sa qe keshilltaret e PD kane bojkotuar mbledhjen.

Ata kane pretenduar se ne buxhetin per kryeqytetin ka me shume shpenzime se sa investime, si dhe kane kundershtuar procedurat e miratimit te buxhetit.

“Procedura e fundit per te miratuar buxhetin e Tiranes ka deshtuar. Nga ana tjeter, ne KRRT ka kaluar plani rregullues i Tiranes, nderkohe qe ne s’e kemi pare ende”, ka deklaruar keshilltari demokrat Gjergj Bojaxhi.

Nga ana e tyre keshilltaret e majte kane deklaruar se miratimi i buxhetit ishte i ligjshem.

Top Channel