Patozi: Opozita, e padistancuar nga diktatura

30/03/2009 20:50

Kryetari i grupit parlamentar te PD, Astrit Patozi ka kritikuar qendrimin e opozites lidhur me projektligjin per ish-te perndjekurit.

Gjate fjales se tij, Patozi eshte shprehur se e majta nuk eshte distancuar nga krimet “barbare” te diktatures komuniste.

“Krimet me te medha i ka shkaktuar diktatura. Ju nuk jeni distancuar nga asnje krim i diktatures komuniste dhe kjo eshte per te ardhur keq. Ju nuk jeni distancuar as nga vrasjet pa gjyq, as nga ato te 17 nentorit dhe as nga vrasjet e fundit. Nuk jeni distancuar akoma nga krimet e Fehmi Abdiut”, ka deklaruar Patozi.

Ai ka theksuar se ky projektligj eshte varianti me i mire per te persekutuarit dhe se mazhoranca eshte “ballehapur” me te.

“Ne me kete projektligj jemi shume ballehapur me shtresen e te perndjekurve. Ne kurre nuk mund t’ia u kthejme atyre ate qe kane humbur per shkak te diktatures. Por ne, si nje shtet i se drejtes, kemi bere aq sa kemi mundur per kete shtrese. Duke kerkuar edhe njehere voten e opozites, kerkoj qe ju te beni nje distancim nga e kaluara mizore”, ka shtuar Patozi.

Top Channel