Google Earth, vezhgim i detajuar per kafshet e rralla

30/03/2009 19:25

Google Earth pritet te lancoje shume shpejt nje tjeter mrekulli. Te apasionuarit pas botes se kafsheve do kene mundesine te vezhgojne levizjet e kafsheve te planetit direkt nga kompjuteri.

Makina fotografike te pajisura me rreze infra te kuqe jane perdorur per te identifikuar kafshet ne disa nga zonat e izoluara te planetit. Kerkuesit e Earthwatch po shtojne ne Google Earth imazhet e fundit te pyllit te Ekuadorit me ariun e Amerikes se Jugut, puman dhe shume kafshe te tjera te rralla.

Ne kete menyre, shkencetaret shpresojne te terheqin vemendjen e botes per rrezikun qe u kanoset specieve ne zhdukje. Ky shperbim pritet te kompletohet brenda muajit korrik. “Eshte nje forme peshkimi dhe gjuetie qe nuk i ben keq askujt”, shprehet shkencetari Micka Peck nga Universiteti i Brighton qe ben pjese ne inisiativen Earthwatch.

Top Channel